Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së dy 17 vjeçareve dhe plagosjen e tre të tjerëve është regjistruar pas mesnate në Bërzhitë të Tiranës.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00, ndërsa viktimat janë identifikuar si D.T. dhe S.S., të cilat po udhëtonin si pasagjere në automjetin që po drejtohej nga 18-vjeçari F.Sh.

 

Sipas policisë, automjeti me të cilin të rinjtë po udhëtonin ka dal nga rruga dhe është përplasur me një pemë pranë një muri rrethues.

 

Ndërkohë nga aksidenti janë plagosur dhe dy 14 vjeçarë me inicialet O.M. dhe L.M. të cilët së bashku me drejtuesin janë dërguar në QSUT ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

 

Shkak I aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.