Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e të hënës në Tiranë.

Policia e Tiranës bën me dije se vendin e quajtur ”Nënstacioni i Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., (nipi) ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin Safet Meçaj (gjyshi) 80 vjeç dhe pa ndjenja shtetasen Arta Meçaj (gjyshja), 80 vjeç.

Burime të policisë thonë se sipas  dyshimeve të para, bashkëshorti është vetëvarur, ndërsa e moshuara, ka pësuar arrest kardiak kur parë burrin e pajetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë  pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).

Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re