News24 ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm. Siç shihet edhe nga pamjet, një automjet fillimisht ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë dhe për pasojë u përplas edhe me një automjet që ndodhej para tyre.

Përplasja ka qenë tepër e fortë. 50-vjeçari i cili po lëvizte biçikletë ndërroi jetë  dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re