Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 289 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu numrin më të madh të të prekurve që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

Ndërkohë, u raportua edhe për katër të vdekur. Më i riu prej tyre është një 37-vjeçar nga Korça, i cili, siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj e ABC News, nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Mësohet se, 37-vjeçari L.K. ishte konfirmuar pozitiv dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke vijuar me shenja të lehta.

Por, situata është rënduar menjëherë duke bërë që i riu të niset urgjentisht për në Tiranë ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Më herët, edhe prindërit e 37-vjeçarit kanë qenë pozitiv me koronavirus, por për fat të mirë pa pasoja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re