Një trajler me targa turke është bllokuar në Rrugën e Arbrit, konkretisht në Bypass-in e Murrizës.

Kjo ka bërë që i gjithë qarkullimi i mjeteve që përdorin këtë rrugë të jetë i bllokuar në të dyja kahet.

Sipas drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, shoferi ka deklaruar kishte përdorur Google Maps për të gjetur rrugën, që të shkonte në Maqedoninë e Veriut, dhe i ishte sugjeruar Rruga e Arbrit.

Për shkak se punimet ende nuk kanë përfunduar në Rrugën e Arbit, mjetet e tonazhit të rëndë nuk sugjerohet të kalojë, ata duhet të përdorin rrugën e vjetër.

Policia Rrugore është nisur drejt vendngjarjes dhe po punon për zhbllokimin e trajlerit dhe të trafikut.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re