
Marco Baroni, trajneri i Torinos, në vigjilje të ndeshjes me Atalantan, sfidë e vlefshme për javën e 20-të të Serie A, foli edhe për situatën e mesfushorit të Kombëtares, Kristjan Asllani.
“Është në konsideratë, ka qenë deri tani. Merkatoja? E ripërsëris, është një sezon i gjatë, duhet të jemi të gjithë gati të punojmë me këtë situatë, si unë, ashtu edhe lojtarët. Nuk lejoj të mendohet për diçka tjetër, përveç performancës”.
Asllani tashmë po përflitet për kthim tek Interi, ose huazim diku tjetër, madje që në merkaton e janarit, me tekniku n e Torinos që është shprehur:
“Kristjan ka pasur gjithmonë sjellje të shkëlqyer, mbetet lojtar i Toros. Së bashku po punojmë për t’i përmirësuar gjërat. Në ndeshjet ku nuk ka luajtur, kjo ka të bëjë edhe me karakteristikat. Ilkhan tregoi më shumë dinamizëm dhe dëshirë për ta treguar veten, ndaj i dhashë shansin e lojës”.
