Pas dy muaj pasi ata u bënë “personazhet e ditës” në botë me bllokimin tragjik në shpellën Thai në Tajlandë, e më pas me daljen prej saj, 12 djemtë futbollistë dhe  trajneri i tyre ndan përvoën e rrallë në emisionin Good Morning America. Aty shpjeguan se si arritën të mbijetonin në 17 ditë izolim dhe se çfarë mendonin për ardhmen.

Ata folën nga një tempull budist në të cilin kaluan disa ditë, ndërkohë që trajneri i tyre u bë murg.

“Që nga fillimi e dija se ne kemi ngecur në një shpellë. Megjithatë, unë u përpoqa të injektoja gjëra pozitive dhe shpresë. ‘Duhet të presim pak sa të bjerë uji e të dalim jashtë’, u thosha fëmijëve. Unë u përpoqa të mos përhap panik”, tha trajneri.

Trajneri është i sigurt se nuk do të humbasë një mundësi tjetër që i është dhënë anë jetën e tij.

“Ne premtojmë të jemi qytetarë të mirë dhe të mësojmë që t’i duam njerëzit në mbarë botën në të njëjtën mënyrë siç e gjithë bota na deshi ne”, tha trajneri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re