Trajneri maqedonas Mirsad Jonuzi është larguar nga ekipi i Vllaznisë dhe dyshohet se vendimi u mor vetëm për shkak të pagave. Kontrata e tij kishte përfunduar më 31 maj dhe kishte 4 paga pa marrë, ndaj zgjodhi ti jepte duart drejtimit të klubit shkodran.

Jonuz e drejtoi Vllazninë në 27 ndeshje me kuqeblutë që grumbulluan 38 pikë duke ndarë vendin e gjashtë me Partizanin dhe gjendeshin në valle për të shpresuar Kupat e Europës.

Para se të fillonte sezoni, kishte një problem edhe me pagat e lojtarëve, të cilët munguan në stërvitje në shenje proteste. Gjithcka u duk se iu kthye normalitetit pasi skuadra luajti në Vlorë duke mposhtur 3-1 Flamurtarin me shpresën se gjërat do të ndreqeshin, por largimi i Mirsad Jonuzit tregoi të kundërtën. Por vetë trajneri ka sqaruar se vendimi u lidh me ankesat e lojtarëve, jo

”Kjo është një situatë e rèndë për mua, nuk ka lidhje me pagesën time. Por lojtaret ankohen çdo ditë, jo paratë, jo dritat jo kjo jo ajo. Nuk mund të vazhdohej më, u bë stresuese për mua. Tashmë çdo gjë ka përfunduar. I thashë klubit qartazi, nuk mund të vazhdohet. Grevë, grevë prej tyre. Dua ti falenderoj tifozët për mbështetjen, lojtarët do të doja t’i falenderoja. Ky është vendimi im”, tha Jonuzi. (A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re