Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka komentuar eleminimin nga Karabag, gjatë një conference të shkurtër për shtyp, të dhënë në Baku.

Lerda: Qarabağ arriti të shënonte dy gola ndërsa ne nuk arritëm. Ky është futbolli, ne patëm 2 – 3 mundësi shënimi, nuk arritëm ti konkretizonim.

Sidomos rasti i pastër kur ndeshja ishte 1 – 0. Kishim momente të mira edhe përgjatë minutave të fundit por nuk shënuam.

Në të dyja takimet Partizani ka aplikuar një lojë në mbrojtje

Lerda: Gjithçka varet nga kundërshtari që kemi përballë. Nëse luajmë përballë një skuadër që ka një buxhet financiar shumë here më të madh, taktika më e mirë është kjo.

Nëse luan ndaj një kundërshtari të nivelit tënd, taktikat ndryshojnë.

Ekipit të Qarabag i uroj suksese në vazhdim, është një skuadër me shume kualitet dhe një përdorim mjaft të shkëlqyer të topit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re