Skip to content

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike: Nëse bëjmë shumë gabime kundër Barçës, jemi të humbur

Screenshot 190

“Nëse humbasim kaq shumë pasime të lehta kundër Barcës kemi humbur ende pa filluar ndeshja”, është shprehur në fillim trajneri i PSG-së Luis Enrike.Edhe pse duhen edhe disa ditë nga ndeshja e Champions kundër Barçës, trajneri i PSG-së, Luis Enrike mendjen e ka te sfida kundër spanjollëve. “Lojtarët nuk duan që të bësh gabime të thjeshta, por duhet ta pranosh, ata janë njerëz dhe është pjesë e lojës. Por nëse humb të njëjtin numër pasimesh të lehta kundër Marsejës, kundër Barçës, je i humbur. Si trajner, nuk duhet të zemërohem ose të pranoj që lojtarët bëjnë gabime. Por ne do ta përmirësojmë këtë të shtunën dhe kundër Barçës”, premtoi ai. Luis Enrike minimizoi dëmtimet e shumta.

“Ky është futbolli, konkurrenca, normaliteti, niveli më i lartë. Markinjos, në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Marsejës, ndjeu pak dhimbje. Asgjë serioze, por duhet të jemi vigjilentë dhe të mos marrim rreziqe. Ne na mungon një, Barcelonës i janë dëmtuar tre në një javë”, përfundoi Luis Enrike.

PANORAMASPORT.AL