Kroacia ia doli të shpallej nënkampione e botës në futboll dhe ishte një nga surprizat më të bukura të kësaj Kupe Bote. Por jo vetëm popullaritet por kjo kombëtare ka fituar edhe një çmim prej 24 milionë eurosh. Por duket se futbollistët dhe anë vendosur ti shpërndajnë për bamirësi këto para.
Këto para do i shkojnë një fondacioni që do u paguaj pushimet familjeve të varfra kroate dhe fëmijëve të tyre që nuk munden të paguajnë pushimet. Këtë e ka bërë publike trajneri kësaj kombëtareje, Zlatko Daliç.
Por ish trajneri i Dinamos në Kategorinë Superiore e ka parë këtë si një mundësi për të shënjestruar klasën politike kroate, si shkaktare të situatës ku Kroacia ndodhet. Ai i ka quajtur politikanët kroat mafiozë që prej vitesh e kanë bërë Kroacinë vendin më të afërt në BE.
Ja letra e plotë e Zlatko Daliç:
“Ky brez ka treguar se një grup lojtarësh të mëdhenj mund të arrijnë në krye të botës pavarësisht nga rëndësia e vendit, buxheti apo stadiumet. Po i shkruaj këto rreshta për shkak të situatës së vështirë në Kroaci. Kroacia është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, i qeverisur nga anëtarët e asaj që konsiderohet një organizatë kriminale. Kroacia është një vend nga i cili miliona njerëz kanë ikur në 20 vitet e fundit. Sot, në Kroaci, pensionistët tanë nuk janë në gjendje të kryejnë nevojat themelore, të rinjtë nuk mund të përballojnë arsimin, shëndeti po shkatërrohet dhe gjyqësori është i korruptuar. Kërkoj nga politikanët dhe të gjithë përfaqësuesit e autoritetet që kanë udhëhequr popullin tim drejt ferrit dhe mjerimit, drejt dëshpërimit dhe varfërisë, të largohen nga ekipi kombëtar kroat.
Nuk jeni të mirëseardhur në dhomat e zhveshjes, sepse nuk duam të shtrëngojmë duart apo të bëjmë fotografi me ju. Ju jeni ata që e keni bërë kroatët njerëzit më të varfër në Evropë. Kroacia ka më shumë se një mijë kilometra bregdeti dhe kemi ende fëmijë që nuk e kanë parë kurrë detin. Fëmijë që shkojnë në shtrat të uritur sepse prindërit e tyre, janë të papunë. Njerëzit që e kanë bërë këtë në vendin tonë nuk janë të mirëpritur. Respektojeni vendimin tonë, mos e mbani fanellën kombëtare për të promovuar suksesin tuaj sepse do të minonte vlerën e punës sonë. Anëtarët e ekipit kombëtar kroat të futbollit janë me popullin kroat dhe do të bëjnë çmos për ta ndihmuar atë, përtej fitoreve. Paratë e fituara nga Botërori do të akordohen për t’u krijuar mundësinë familjeve të varfra, që të kalojnë të paktën shtatë ditë pushime në bregun kroat. Është më e pakta që mund të bëjmë për më të dobëtit”, shkruan Daliç në letrën e tij./Berati.TV