Trajneri më i mirë në botë për 2020 është gjermani Hans Dieter Flick i Bayern Munih sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave (IFFHS)

Pas Otmar Hitzfeld (1997 dhe 2001), Jupp Heynckes (2013) dhe Jürgen Klopp vitin e kaluar, Hans Dieter Flick u bë Trajneri i 4-të Gjerman që kurorëzohet si trajneri më i mirë një klubi në botë për vitin 2020.

Flick filloi si ndihmës trajner i ekipit Kombëtar të Gjermanisë nën menaxherin Joachim Löw nga 2006 në 2014 dhe Drejtor Sportiv i Federatës Gjermane deri në 2017. Ai  u bashkua në FC Bayern München në korrik 2019 si ndihmës trajner i Niko Kovac , më pas duke u pozicionuar si menaxheri i përkohshëm dy muaj më vonë, ku bëri një sezon fantastik. Ai e drejtoi  Bajernin në vitin 2020 ku fitoi tripletën për herë të dytë në historinë e klubit, duke fituar të gjitha garat në kampionatin gjerman dhe Evropë duke vendosur në sërë rekordesh.

Hans Dieter Flick u rendit i pari në klasifikim për nga trajnerët më të mirë të 2020 duke mposhtur me rezultat të thellë të pikëve bashkëkombësin  e tij Jürgen Klopp, i cili ishte fitues vitin e kaluar me Liverpool dhe u rendit i dyti për këtë vit.

Ottmar Hitzfeld, Jupp Heynckes dhe Jürgen Klopp, 3 trajnerët e tjerë gjermanë, fitues të Çmimit IFFHS

Më poshtë tabela e klasifikimit të trajnerëve më të mirë në botë për 2020:

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re