Si E Pastron Mëlçinë Vaji I Ullirit?
Vaji i ullirit ofron shumë vlera të shëndetshme, një prej tyre është pastrimi i mëlçisë.

Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org pirja e vajit të ullirit e ndihmon mëlçinë të përshpejtojë përpunimin e çdo substance.

Ai ndihmon edhe në largimin e substancave të dëmshme të ngecura në organ sa më shpejt.

Cili Është Vaji Më I Mirë I Ullirit Për Pastrimin E Mëlçisë
Vaji natyral i ullirit është kura më e mirë për mëlçinë, por në përzgjedhjen e tij duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Është e rëndësishme që të përzgjidhni vajin e nxjerrë nga ullinj të përpunuar sa më pak dhe të nënshtruar një presimi të ftohtë.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit është ai që nuk është nxjerrë nga një presim i nxehtë i ullinjve apo që nuk përmban kimikate.
Freskia është një aspekt i rëndësishëm në përzgjedhjen e vajit të ullirit.
Vaji i ullirit nuk duhet të qëndrojë i papërdorur për shumë kohë.
Vajrat që nuk konsumohen brenda dy viteve nga data e prodhimit nuk janë të shëndetshëm.
Kura Tre Ditore E Pastrimit Të Mëlçisë
Kura e mëposhtme zgjat tre ditë dhe duhet bërë në mbrëmje përpara se të bini për të fjetur.
AgroWeb.org ju këshillon që të përzieni në një mikser gjysmë gote me vaj ulliri dhe gjysmë gote me lëng të freskët limoni.
Pijeni lëngun menjëherë dhe shtrihuni në shtrat.

Qëndroni shtrirë me gjunjët të mbështetur mbi kraharor.
Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta.
Kjo kurë duhet shoqëruar me konsumin e mollëve dhe lëngjeve të saj të cilët gjithashtu kanë efekt pastrues.

Kujdes
Nëse ju keni gurë në tëmth, pirja e vajit të ullirit dhe lëngut të limonit mund të shkaktojë dhimbje të forta abdominale.
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re