Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh Turqisë duke thënë se Traktati i Lozanës nuk do të rishikohet dhe se një shekulli i vlefshmërisë së tij do të pasohet nga shumë të tjerë.

 

Komenti i Mitsotakis erdhi teksa Erdogan ka përsëritur shpesh se ai traktat duhet të ndryshojë.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

 

KRYEMINISTRI GREK

 

Traktati i Lozanës ka rregulluar bashkëjetesën tonë me fqinjët tanë. Dhe kjo, pavarësisht se Turqia e ka shkelur duke çrrënjosur elementin grek të Kostandinopojës, Imbros dhe Tenedos. Turqia ende minon rregulloret e saj të qarta, duke vënë në pikëpyetje të drejtat tona sovrane. Megjithatë, pala tjetër e Egjeut duhet të kuptojë se në shekullin gati të vlefshmërisë së këtij Traktati, ai do të pasohet nga shumë të tjerë. Këtë e kërkon Historia dhe Gjeografia, legjitimiteti dhe stabiliteti ndërkombëtar.

 

Mitsotakis nuk nguroi të kërcënonte Turqinë duke i përmendur forcat e armatosura.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

 

KRYEMINISTRI GREK

 

Greqia garanton dhe do të garantojë respektimin e saj, me mburojën e diplomacisë dhe aleancat e saj, por edhe me shtizën parandaluese të Forcave të Armatosura dheme marshimin e saj të vazhdueshëm drejt progresit. Sepse përballja e vërtetë e një vendi është me të kaluarën dhe të ardhmen e tij.

 

Kryeministri grek e cilësoi si fatkeqësi shpërnguljen e grekëve nga Azia e Vogël edhe pse tha se që atëherë populli grek ka nxjerrë mësime të mëdha dhe ka ditur të kalojë sfida të rëndësishme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re