Fermerët vazhdojnë mobilizimet e tyre në të gjithë Evropën .

Pas “rrethimit” të Brukselit gjatë Samitit në fillim të këtij muaji, organizatat e fermerëve belge do të mbajnë një tjetër protestë në Rue de la Loi të hënën e ardhshme.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas Politico, policia pret që qindra fermerë të jenë në kryeqytet me traktorët e tyre. Kjo rrugë dhe rrugët e tjera pranë do të jenë të mbyllura. Ndaj policia këshillon udhëtarët që të përdorin transportin publik apo mjete të tjera.

Fermerët evropianë, të zemëruar me burokracinë e gjelbër të BE-së dhe reduktimin e të ardhurave të tyre, organizuan protesta në Bruksel në fillim të shkurtit, duke vënë zjarr para Parlamentit Evropian dhe duke rrëzuar një statujë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re