GREQI – Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Halkidiki të Greqisë, shkruan Zougla.gr

Ai punonte në zonën e Galarinos në Halkidiki, ishte duke drejtuar një traktor këtë të martë, që u përmbys duke bllokuar poshtë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Pasi morën alarmin mbi ngjarjen, Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje duke nxjerrë shqiptarin e bllokuar nën traktor.

Megjithatë, sipas forcave zjarrfikëse greke, 31-vjeçari ishte i pajetë kur u nxor nga traktori.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re