Presidenti i SHBA Donald Trump tha se dua të takohem me presidentin iranian Hasan Ruhani dhe se nuk kam asnjë parakusht për bisedimet, përcjell KosovaPost.

Trump, i cili priti kryeministrin italian Giuseppe Conte në Shtëpinë e Bardhë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për gazetarë.

Trump duke iu referuar Iranit në konferencën për shtyp tha” Do të doja të takohem me liderin shpirtëror iranian duke thënë se “Nëse Irani dëshiron patjetër se edhe unë dua të takohemi dhe të diskutojmë”.

Trump, duke u shprehur se mund të takohem me të gjithë ata që mund të kemi mospajtime tha:”Nuk ka problem të flasësh me njerëz, veçanërisht me këta njerëz që mund të hyni në një luftë të mundshme, në situata ku mund të ketë vdekje të njerëzve.

Nuk ka problem me këtë. Unë gjithashtu e takova edhe udhëheqësin e Koresë së Veriut”,tha ai.

Donald Trump vuri në dukje se nuk ka asnjë parakusht për t’u takuar me Presidentin iranian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re