“Do të doja ta kisha një lojtar që shënon 50 gola në sezon, por asnjëherë nuk i bëj presion lojtarëve”, u shpreh Pep Guardiola në lidhje me dhuratën që pret nga merkato. Një qendërsulmues nevojitet për të zëvendësuar Sergio Agueron te kampionët e Anglisë.
Objektivi kryesor i Manchester City është Harry Kane, goleadori dhe kapiteni i Tottenham. Ky i fundit shprehu pak ditë më parë dëshirën për të provuar një aventurë të re pas një jete të kaluar tek ekipi londinez.
Korrespondenti i “Cityzens”, Ian Cheeseman thekson se drejtuesit e kampionëve të Anglisë, që më 29 maj do të tentojë fitimin e Champions League në finalen ndaj Chelsea, po përgatit një ofertë mbi 100 milion paund për Kane, propozim që pritet të mos refuzohet nga Spurs.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
