Mediat britanike kanë zbuluar të tjera detaje nga marrëveshja në lidhje me transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

 

Marrëveshje përfshin edhe ndihmën prej 1,5 milionë paund për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në vendin tonë.

 

Paratë  do të përdoren për blerjen e 15 makinave elektrike dhe 22 furgonëve për transportin e efektivëve të policisë së burgjeve.

 

Marrëveshja e firmosur muajin e kaluar parashikon transferimin e më shumë se 200 shqiptarëve, që aktualisht ndodhen në burgjet angleze të dënuar me mbi katër vite heqje lirie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re