Tre pacientë të tjerë me COVID-19 janë dërguar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook.

“5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19”, njoftoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re