Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar projektligjin për nënat surrogate dhe abortet, duke hedhur akuza se kanë për synim shkatërrimin e familjes shqiptare.

Berisha deklaroi se projektligji për surrogacionë transformon familjet në kavie laboratorike.

“Rama me ligjin e tij zgjedh konceptin e fermës, apo fasonerisë për nënën shqiptare, e dekonfigurimit të plotë të familjes”, tha lideri demokrat.

Ndërsa shtoi se: “Pas transformimit të familjes së shenjtë shqiptare në kavie laboratorike, kalon dhe në metoda të tjera, hap diapazonin për abortin, për vrasjen e foshnjës me qëllimet më çnjerëzore.”

Sali Beisha: Rama në angazhimin e tij në rrënimin e këtij kombi, zbret në themelin e shoqërisë, familja. Ka për qëllim kryesor të paraqesë para shqiptarëve rrezikuan madhor të ligjit Rama për surrogacinë, për të transformimin e nënës shqiptare.

Rama me ligjin e tij zgjedh konceptin e fermës, apo fasonerisë për nënën shqiptare, e dekonfigurimit të plotë të familjes. Kjo është një përpjekje jashtë çdo lloj imagjinate.

Mendja e mbrapshtë e këtij njeriu që ka për synim shkatërrimin e kombit nuk ndalet. Pas transformimit të familjes së shenjtë shqiptare në kavie laboratorike, kalon dhe në metoda të tjera, hap diapazonin për abortin, për vrasjen e foshnjës me qëllimet më çnjerëzore. Rama nuk ndalet vetëm në konceptet e tij antifamilje, por tani kërkon me ligj të nisë sterilizimin në një vend ku ka 3 vite që vdekjet dominojnë mbi lindjet.

Kjo është një përpjekje ligjore antishqiptare, për të ulur lindshmërinë në këtë vend dhe për të përshpejtuar shkatërrimin e kombit. Ky ligj i avancuar në parlament, në stilin e hienave, pa asnjë konsultë me qytetarët, me autoritetet fetare që kanë reaguar fuqishëm në mbrojtje të vlerave të familjes, dëshmon qartë se Edi Rama donte me çdo kusht të kalonte ligjin e shkatërrimit të familjes shqiptare si një mekanizëm të ri të tjetërsimit të këtij kombi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re