Kryeministri i Holandës Mark Rutte është gjendur i befasuar nga transformimi i Piramidës në një kohë rekord, ku edhe në vendet më të zhvilluara projekte të tilla zgjasin për vite të tëra.

 

Në fjalën e përurimit të Piramidës, Ruten zbuloi se dy vite më parë kishte menduar se punimet për të do të zgjasnin së paku 10 vite, ndërsa në fakt përfundoi në më pak se dy vite.

 

“ Mirëmbrëma kryebashkiak, mirëmbrëma i dashur Edi!

 

Është e shkëlqyer që ndodhem këtu dhe jam tejet krenar që jam këtu. Dhe e vërtetë, në nëntor të 2021-ishit, unë pata mundësinë të vizitoj këtë Piramidë dhe në fakt mu desh që të vishja rrobat e sigurisë, sepse ishte një kaos i tërë. Dhe ndërkohë ishte një lloj kaosi dhe thashë e di çfarë po ndodh, por për këtë do të duhen 10 vjet, ndërkohë që për më pak se 2 vjet e keni përfunduar. Është vërtet një arritje e madhe, përgëzime”, theksoi kryeministri holandez.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re