12 gusht – Rehabilitimi i qendrave shëndetësor në gjithë vendin ka bërë të mundur shërbime më dinjitoze për qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka sjell në vëmendje sot ndryshimet rrënjësore që kanë pësuar qendrat shëndetësore në Berat.

Qendrat shëndetësore që janë transformuar në Berat janë në Goriçan, në Kutalli, Lapardha dhe Dyshnik të cilat tashmë ofrojnë shërbime me standarde bashkëkohore për mijra banorëve.

“Kemi vendosur një standard të ri në 80 qendrat shëndetësore që kanë përfunduar në fazën e parë, duke garantuar shërbim cilësor për qytetarët, në portën e parë të kujdesit shëndetësor”, shprehet Manastirliu.

“100 të tjera do rehabilitohen deri në fund të 2019, me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.