Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pasditen e sotme është takuar në Kryesinë e Kuvendit me Taulant Ballën dhe përfaqësues të mazhorancës për të negociuar emrin e Presidentit të ri të Republikës.

Alibeaj i mirëpret të gjitha palët e opozitës për të marrë pjesë në tryezën e nesërme e cila për transparencë do të transmetohet live nga mediat.

“Cdo diskutim për presidentin të bëhet publik në media sepse unë besoj vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundrejt çdo lloj pazari. Nesër në orën 10 jeni të ftuar për të parë diskutimet që ne mbajmë qëndrimin tonë për emrin e presidentit të ri. Platforma jonë është e logjikshme dhe i shërben interesit publik, një proces që të jetë në shërbim të shqiptarëve.

Keni ndonjë ftesë për Mediun dhe Dodën, cilat janë kriteret – “Nesër ajo sallë është e hapur për këdo që do të diskutojë në sy të publikut, Mediu dhe Doda kanë të drejtën e tyre për të diskutuar në sytë e publikut për kandidatin për president”, tha Alibeaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re