Kandidati i Foltores për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet bashkiake të 14 majit, Belind Këlliçi ka premtuar se do të sigurojë transportin falas për qytetarët.

Kryetar i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj i ftuar në studion “Sheshi i Dollarit”, ma gazetaren Genta Dobra ka dhënë detaje në lidhje me këtë premtim, që sipas tij është pak e vështirë që të besohet se mund të realizohet pasi transporti ka nevojë për ndërhyrje të tjera.

Memaj ka theksuar se një ndër pikat kryesore që duhet që të ndërhyhet është infrastruktura dhe po ashtu ndërhyrja në taksat që paguajnë operatorët e transportit pasi ka sjellë një ngërç financiar për kompanitë.

“Ne kemi pritur që nga të gjithë kandidatët të kishim premtime, dhe shpresojmë që ato të vihen në zbatim. Ne nuk na intereso kush e fito bashkinë e Tiranës, por mbështetja që i jep sektorit publik. Besoj se ai e subvecionon transportin por që pagat do të ngelen sërish tek ne, dhe kostot e shtuara nuk e di si do i menaxhojë bvashkia, por nëse ka vullnet për të bërë diçka mund të realizohen. Ne për momentin thjesht dimë dhe kemi dëgjuar premtimin e kandidatit për transport falas por nuk kemi detaje të ndryshme.

Ne prej disa vitesh kemi kërkuar mbështetje si në infrastrukturë ku duhet që të ketë një korsi të dedikuar, në mbështetje financiare dhe ndërhyrje në taksa pasi disa janë të padrejta për sektorin tonë. Na u premtua në fillim të vitit që do të kishte një mbështetje por deri më tani ne jemi në pritje. Jemi në ngërç financiar dhe kërkojmë çdo gjë që na jep ndihmë për një transport efikas për qytetarët. Ne kemi dhe mungesë të fuqisë së punës”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që për të realizua një projekt të tillë është e rëndësishme që të diskutoheshin me detaje kostot që i nevojiten transportit për të arritur të jetë sa më i denjë dhe në shërbim të qytetarëve.

“Operatorët dhe shoqatat kanë projektet e tyre pasi kostot janë më të larta nëse do të flasim për investimet në infrastrukturë. Ne po flasim në tërësi për transportin që është ndër më jetikët që përdoret nga qytetarët që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar kostot e përdorimit të transportit. Para se të bëhet transporti falas duhet që të ulemi për të diskutuar koston reale të transportit se siç është ai ndër qytetas është dhe pjesa tjetër për këtë kërkohet bashkërendimi i kostos, pasi përpos transportit falas duhet dhe investimi në infrastrukturë.  Ne me të gjithë kandidatët jemi takuar dhe kërkesa tona janë të ditura me të gjithë”, është shprehur Memaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re