Skip to content

Transporti publik: Nuk e nisim punën, punonjësit në protestë

Shoqatat e transportit protestën para ministrisë se infgrastruktures duke kerkuar plotesimin e kërkesave të paraqitura nje dite me pare. Përfaqësuesit e kompanive thonë se në rast se kërkesat nuk plotësohen, nuk do të nisë puna të hënën.

Një ndër kushtet për rifillimin e transportit publik sipas protokollit të masave të qeverisë, është edhe funksionimi i autobusëve me kapacitetin 70 %.

Anëtarët e shoqatës demostruan se si do të ulen pasagjerët dhe pse sipas tyre nuk eshte e mundur  ruajtja e distances.

Protestuesit të shumtë në numër pranë ministrisë së infrastrtukturës, marshuan pa respektuar masat për parandalimin e virusit. Por sipas tyre eshte me i veshtire rreziku  nga papunësia, se nga infektimi.

Punëtorët e sektorit të transportit publik paralajmëruan protesta të tjera në ditët në vijim.