Transporti publik nuk do të rikthehet në punë, pavarësisht vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të hequr kufizimin për ta.

Shoqata Transporti Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve njoftoi vendimin në “Facebook”.

Ata nuk do të rinisin punën derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.

“🛑Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po Ju bëjmë me dije se Unioni i Operatoreve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara. Me anë të kësaj deklarate përgënjështrojmë Ministren e Shëndetsisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”. Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si finaciare ashtu edhe ligjore.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re