Dy persona janë vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kapën duke transportuar emigrantë nga vendet e treta.

 

Njoftohet se me finalizimin e operacionit të koduar policor “ROAD GUARD 17”, në pranga u vunë Xh. S., 21 vjeç dhe B. A., 31 vjeç, banues në Durrës.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore i kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, dy të rinjtë duke transportuar me një automjet tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, tre aparate celulare dhe 50 euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re