Policia ka vënë në pranga tre personat të cilët transportonin 11 emigrantë të paligjshëm.

 

Admir Derveni, Renato Jemishta dhe Alket Balili u kapën në afërsi të Lushnjes në dy makinë të ndryshme me persona që dyshohet se kanë hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme.

 

Policia ka sekuestruar dy automjetet dhe 2 aparate celularë.

 

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poçemi 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që transportonin 11 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Poçemi 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Admir Derveni 36 vjeç, banues në Tiranë, Renato Jemishta 33 vjeç, banues në Tiranë dhe Alket Balili., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke transportuar me automjetet tip “BMË” dhe “Audi”, kundrejt fitimit, 11 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re