Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg ka lënë në burg Gëzim Ballën, Gazmir Harremin, të cilët u vunë në pranga së bashku me shtetasit Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj.

Katër të fundit u lanë më herët të lirë pasi ndalimi i tyre u konsiderua i gabuar pasi nuk kishin lidhjen me ngjarjen. Ata mendohet se kanë qenë rastësor në momentin e ndalimit pranë një pikë karburanti.

Gjashtë personat u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar “Kështjella”, ku u sekuestruan 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabisi.

Goditja e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta u finalizua pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan.

Policia sekuestroi gjatë kontrollit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re