Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 taksistë, të cilët akuzohen se transportonin ilegalisht klandestinë afganë.

Arrestimi i tre taksistëve u bë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Arben Koshi, Gëzim Molla, Idaet Buqa akuzohen se kundrejt pagesës ata transportonin emigrantët, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re