Policia Kufitare në bashkëpunim me forcat e misionit Frontex dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, finalizojnë operacionin e koduar “Vishotica”, nga ku kanë goditur një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

 

Si rrjedhojë e operacionit u arrestuan në flagrancë 4 persona. Personat e arrestuar janë: O.Z., 30 vjeç; F.S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe I.T., 47 vjeç, e E.R., 49 vjeç, nga qyteti i Korçës.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas jane kapur nga strukturat e lartpërmendura, në rrugën Trestenik-Vishoticë, duke transportuar me mjetet tip “Volksëagen Touareg” dhe “Mercedes-Benz”, disa shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 200 euro secilit.

 

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re