Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Skraparit pasi janë kapur duke transportuar gurë dekorativ që ishin nxjerrë në mënyrë të paligjshme në malin e Tomorrit. Dy të arrestuarit janë S.Q 60-vjeç dhe A.M 36-vjeç.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që policia e shtetit ndalon firma apo individë që edhe pse në kundërshtim me ligjin, vijojnë punën në nxjerrjen e gurëve dekorativnë këtë zonë.

Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re