Skip to content

Transportonte 52 nxënës/ Përfshihet nga flakët autobusi në Selanik

Një zjarr ka rënë në një autobus që transportonte 52 studentë nga Selaniku.

 

Zjarri në autobusin që po transportonte nxënësit ka rënë pak pasi u nis nga Egnatia për në Mecovë.

 

Sipas mediave greke, zjarri ka nisur nga pjesa e pasme e autobusit.

 

Drejtuesi i mjetit ka ndaluar menjëherë dhe ka njoftuar zjarrfikësen. Nuk raportohet për asnjë student të lënduar deri më tani.