Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi janë kapur me emigrant të paligjshëm në makinë.

Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit, është bërë I mundur ndalimi i shtetasve përkatësisht 28, 34 dhe 38 vjeç të tre banues në Tiranë.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, teksa transportonte me automjet, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa 2 shtetasit e tjerë u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur patrullat e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 500 euro dhe 25000 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re