Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet S. B., banues në Kavajë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe SHÇBA-së në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko