Skip to content

Transportonte kanabis nga Tirana drejt Lezhës, pranga 31 vjeçarit

policia 4

Një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Lezhës pasi u kap me lëndë narkotike në makinë.

 

Sipas policisë, shtetasi i arrestuar është me inicialet N.N., nga Tirana.

 

Ai u kap në aksin rrugor Tiranë -Lezhë, në kthesën e Patokut  pasi gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia u kap me 3 kilogramë kanabis.

 

31 vjeçari e kishte fshehur sasinë narkotike në brendësi të një televizori të cilin e kishte në automjet.

 

Arrestimi I tij u bë falë informacioneve të marra nga qytetarët, të cilët kishin bërë me dije për uniformat blu se një shtetas po transportonte lëndë narkotike nga Tirana në drejtim të Lezhës.

 

31 vjeçari akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

 

53781114 2388193004800390 2483901873585651712 n