Një person është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Forcat e Policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar Sajmir Muçaj nga Tepelena pasi është kapur duke transportuar katër klandestinë që kishin hyrë nga Greqia.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:30 teksa transportoheshin me automjet në drejtim të veriut. Muçaj është arrestuar menjëherë, ndërsa klandestinët sirianë po trajtohen me ushqim dhe nesër deportohen për Greqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re