Një punonjës i Gardës është arrestuar nga policia Gjirokastër, pasi transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia.

 

Në pranga është vënë  ish- punonjësi i SHÇBA me iniciale I.Q., 41 vjeç, aktualisht punonjës i Gardës së Republikës.

Mësohet se gardisti kishte mbushur furgonin me klandestinë me destinacion Tiranën. Gardisti u prangos prangos për trafik klandestinesh me qëllim fitimi.

 

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip furgon, 18 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re