Policia e Korçës ka arrestuar të shumëkërkuarin Dhimitër Shkodrani.

Policia njofton se 39-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore është pjesë e një grupi të strukturuar krīminal që operon brenda dhe jashtë vendit.

Sipas uniformave blu i Shkodrani bënte transportin e parave të pista të përfituara nga aktiviteti krīminal i këtij grupi.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për Shkodranin dhe mbi të rëndojnë veprat penale: Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë krīminale”, “Grupi i strukturuar krīminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krīminale dhe grupi i strukturuar krīminal”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Ndihmësi”, për kapjen e një të kërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar në Tiranë.

Vihet në pranga, pjesëtari i një grupi të strukturuar krīminal, në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krīmin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ndihmësi”, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë krīminale”, “Grupi i strukturuar krīminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krīminale dhe grupi i strukturuar krīminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar krīminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti krīminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re