Një video e postuar në TikTok, në të cilën shihet një avion monstruoz duke kaluar mbi Attiki Odos, në një urë, me destinacion aeroportin “Eleftherios Venizelos”, shkaktoi qindra komente.

Sipas burimeve në aeroport, bëhet fjalë për një transportues amerikan C-5 Galaxy, ku mbërritjet e këtij lloji avioni janë, sipas të njëjtave burime, të shpeshta në “El. Venizelos”.

 

Sipas të njëjtave burime, avionët konkretë po zbarkojnë në aeroportin “Eleftherios Venizelos” qoftë për karburant, qoftë për arsye teknike, apo në kuadër të stërvitjeve të NATO-s.

Gjithsesi, theksojnë të njëjtat burime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, ura mbi të cilën lëvizi transportuesi amerikan është ndërtuar me të gjitha specifikimet e nevojshme që të mund të përdoret edhe nga Antonov.

C-5 Galaxy është projektuar dhe prodhuar nga Lockheed dhe konsiderohet si një nga avionët më të mëdhenj ushtarakë në botë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re