Skip to content

Trashëgimia kulturore, akses për njerëzit me aftësi të kufizuara në Berat

48908423 2158140477562692 1666345520123084800 o

21 dhjetor-Bashkia e Beratit është parntere në projektin “Turizëm i aksesueshëm”, i mbështetur nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri, me qëllim aksesueshmërinë për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Projekti synon t’i bëjë burimet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Bashkisë së Beratit lehtësisht të aksesueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara. Në projekt janë 5 institucione, 3 nga pala greke dhe 2 nga pala shqiptare, përfshirë bashkinë e Beratit.

Në këtë kuadër u zhvillua edhe takimi në bashkinë e Beratit ndërmjet partnerëve në projekt, gjatë të cilit u koordinua kalendari i aktiviteteve dhe punimeve që do të ndërmerren gjatë periudhës dyvjeçare të projektit.

Në përfundim të studimeve, projekti do të shoqërohet edhe me investime konkrete në qendrën historike të bashkisë së Beratit./atsh

48393830 2158140410896032 7292061686364635136 o
48420037 2158140424229364 3076007658445078528 o
48393830 2158140410896032 7292061686364635136 o 1
48420037 2158140424229364 3076007658445078528 o 1