Trashëgimia Kulturore e qytetit të Durrësit vijon të vuaj pasojat e tërmetit dhe mungesën e vëmendjes nga organet kompetente.

Prof.Dr. Lorenc Agalliu në intervistën e dhënë për Fax News shprehet se Durrësi është një vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje promovimit të tij në rang rajonal.

Ndër të tjera Agalliu shtron faktin se duhen më shumë investime për të zbuluar nëntokën e pasur të Durrësit dhe për ta ekspozuar atë për turistët. Në të njëjtën kohë vendos theksin se duhet të mirëmbahen dhe duhet të pasurohet harta e siteve arkeologjike për Qarkun e Durrësit.

Për sa i takon mirëmbajtjes duhet të kujtojmë se një pjesë e mirë e siteve arkeologjike në qytetin historik të Durrësit u dëmtuan nga tërmeti i vitit 2019 e që prej asaj kohe nuk kanë hapur dyert e tyre për turistët.

“Kjo e bën të detyrueshme qasjen e Durrësit, promovimin e vlerave në arenen ndërkombëtare. Durrësi është një qytet me histori të lashte dhe jo fort e reklamuar. Vëmendja duhet të fokusohet te turizmi arkelologjik dhe etno-kulturor të Durrësit.

Sa i përket monumenteve është e ezauruar. Duhet riparë një pjesë e historisë, pas viteve 45. Sa i përket listës së monumenteve ti ruajmë.  

Durrësi ka goxha mundësi dhe nëntoka e tij është e pazbuluar, shpesh gërmimet arkeologjike kanë ndodhur rastësisht”.

Për mikrofonin e Fax News z.Alban Ramohito, drejtori i muzeut arkeologjik të Durrësit e pranon këtë fakt dhe pohon se një pjesë e këtyre objekteve kanë filluar të rikonstruktohen, por është gati e pamundur të mirëpresin turistë këtë sezon.

“Një pjesë e këtyre siteve u dëmtua kulla c, u dëmtua muzeu, një pjesë e Teatrit të cilat kanë filluar restaurimet. Falë investimeve do të bëhen të vizitueshme dhe do rijetëzohen. Sipas afateve të paraqituara do të hapen shpejt, brenda vjeshtës së këtij viti për vizitorët”.

Ramohito shton faktin se qyteti ka një sërë asetesh të tjera turistike dhe procesi i rikonstruksionit nuk do të ndikojë tek turistët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re