Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu deklaron se dy raste të tjera të arritura në Spitalin e Traumës në urgjencë pas aksidenteve janë konstatuar me dëmtime tipike pulmonare të krijuara nga COVID-19.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Shehu kërkon rritjen e testimeve ashtu si opozita ka ditë që ngulmon. Sipas tij, kemi humbur shumë kohë.

Postimi:

Traumat po tregojnë pamjaftueshmërinë e testimeve!

Edhe dje dy raste tjera të arritura në Qendrën e Traumës në urgjencë mbas aksidenteve, në Scan rutinë të toraksit u konstatuan dëmtime tipike pulmonare për pneumopati të krijuara nga Covid 19.

Kështu këta të dy të traumatizuar, të pa diagnostikuar më parë si të prekur nga virusi, të pa testuar, ishin me dëmtime pulmonare, pra në një stad të avancuar të sëmundjes.

Në këto raste imazhi i Scan vendos pothuajse sigurisht diagnozën e patologjisë virusale.

Unë shtroj pyetjen, sa raste të tilla qarkullojnë, rëndohen në patologjinë e tyre, infektojnë të tjerët etj etj??

Çmontimi i këtij mekanizmi shumë fishues e ka zgjidhjen e tij: test, test, test, virusologjik e imunologjik, mobilizim total i të gjithë kapaciteteve shëndetësore të vendit që nga mjeku i familjes, laboratorëve, imazherisë etj, si pjesë e një strategjie gjerë e të qartë, duke siguruar të gjitha kushtet mbrojtëse për personelin e trajnimin e tij.

Mendoj se kemi humbur shumë kohë, nuk duhet të vazhdojmë kështu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re