Më shumë se 100 të burgosur u arratisën gjatë trazirave dhe përleshjeve në një burg të Ekuadorit.
Është konstatuar se shumë të burgosur janë arratisur nga burgu gjatë trazirave dhe përplasjeve që nisën mëngjesin e djeshëm në burgun Bellavista në qytetin Santo Domingo de los Tsachilas.
Prokuroria në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter deklaroi: “Janë 43 të burgosur që kanë vdekur deri më tani, hetimet vazhdojnë. Në orët e fundit të kryengritjes, më shumë se 100 të burgosur u zbulua se janë zhdukur”.
Ministri i Brendshëm, Patricio Castillo tha se falë masave të forcave të sigurisë u parandalua arratisja e 112 të burgosurve dhe se u nis puna për kapjen e të arratisurve.
Duke theksuar se rebelimi në burg ishte plotësisht nën kontroll, Castillo tha se si rezultat i kontrolleve të shumta, në reparte u sekuestruan armë zjarri dhe mjete prerëse.
Në burgun Bellavista në qytetin Santo Domingo de los Tsachilas dje në mëngjes kanë shpërthyer trazira dhe përleshje ndërsa kanë humbur jetën 43 të burgosur.
– Problemi i burgjeve në Ekuador
Në Ekuador janë rreth 39 mijë të paraburgosur dhe të dënuar në 65 burgje me një kapacitet prej 30 mijë persona. Ngjarjet midis bandave ndonjëherë rezultojnë në trazira që çojnë në vdekje.
Më shumë se 400 të burgosur kanë humbur jetën nga dhuna mes bandave rivale në vend që nga viti i kaluar.
Burimi: AA