Skip to content

Trazira në Suedi pasi të djathtët i vunë flakën Kur’anit

Aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën Kur’anin në Malmö, Suedinë jugore, duke çuar në trazira në rrugët e qytetit, tha policia të shtunën.

Më shumë se 300 njerëz u mblodhën për të protestuar kundër këtij akti.

Protestuesit hodhën objekte në drejtim të policisë dhe shërbimeve të tjera në terren.

Disa oficerë policie u plagosën lehtë, dhe 15 persona u arrestuan.

Trazirat pasuan djegien e Kur’anit të premten, pranë një vendbanimi kryesisht migrantësh.

Media lokale raportoi se disa aktivitete antislame u zhvilluan të premten.

Autorët e djegies së Kur’anit ishin aktivistë të organizatës ekstreme të krahut të djathtë Radical Course. Themeluesi i saj, Rasmus Paludan, i cili është ndaluar të hyjë në Suedi për dy vjet.