Një burrë 50-vjeçar ka mbetur i vdekur në mesin e trazirave për vrasjen e adoleshentit në Francë. Mësohet se ngjarja është regjistruar në Cayenne, Guiana Franceze, teksa viktima është goditur me plumb.

 

Sipas të dhënave të para raportohej që ngjarja të ketë qenë aksidentale dhe 50-vjeçari të jetë qëlluar nga një plumb “qorr”.

 

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se plumbi është qëlluar drejt policisë, por ka zënë viktimën në gjoks. Ai thuhet se ishte në ballkonin e tij kur mori goditjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re