Rruga pa ndriçim dhe shpejtësia tej normales të lejuara merr sërish jetë.
 
Këtë herë viktimë mbeti 21-vjecari Semjad Bajramaj, nga qyteti i Koplikut
 
Ngjarja ndodhi në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Shtoj i Ri, mëngjesin e së enjtes.
 
Shoferi i automjetit tip opel corsa humbi kontrollin si shkak i shpejtësisë, ndërsa mjeti u rrokullis disa herë,  duke u përplasur me një pemë në anë të rrugës.
 
Goditja ishte fatale për 21-vjecarin, i cili ndërroi jetë në vend. U desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.
 
Edhe një 48 vjeçar në Roskovec humbi jetën dje në mbrëmje pasi u përplas me një karrocë kuajsh teksa drejtonte motorin. Viktima është Ylli Saka. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
 
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit tre makina u përplasën edhe në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Sipas policisë, shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia, por fatmirësisht nuk ka patur viktima.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re