ELBASAN – Tre aksidente pa pasoja kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit.

Më i fundit ndodhi në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku një autovinç i një ndërmarrje shtetërore të cili i është shkëputur një nga gomat e pasme, e cila ka fluturuar dhjetëra metra.

Megjithatë fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja te automjetet e shumta që ishin duke qarkulluar në atë moment.Paniku i shkaktuar ka qenë i madh pasi goma e shkëputur ka patur shpejtësi të madhe. Po hetohet për shkaqet që kanë shkaktuar këtë incident.

(e.f/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re