Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Durrës ku familja shqiptare nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike, si pasojë e helmimit nga kërpudhat.

Familjarët Elfete 78 vjeçe, Afrim djali i saj Afrimi 56 vjeç e gruaja e tij Ferzinaze Haliti 57 vjeçe janë tre pjesëtar të familjes nga Gjilani, të cilët humbën jetën në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit ku kishin ardhur me pushime.

Sipas burimeve mësohet se ngjarja ka nisur që të mërkurën ku ato kanë shfaqur dhe simptomat e para të helmimit, pasi konsumuan kërpudha, që i kishin mbledhur vetë në Gjirin e Lalzit por pavarësisht kësaj, ata ndjenjën në shtëpi, duke u drejtuar për në ambulancën e Manzës të enjten në mëngjes, pasi qëndruan në shtëpi 6 orë me dhimbje të forta barku.

Ndër të tjera mësohet se pas mjekimit në ambulancë, ata u dërguan më pas sërish në shtëpi, por gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar edhe më tej, ku janë transportuar më pas drejt spitalit të Durrësit.

Pasi nuk po përmirësoheshin, ata u transportuan drejt Tiranës, ku humbën jetën të premten, ndërsa për ngjarjen u raportua vetëm ditën e djeshme.

Ndërkohë këtë të djelë familjarët do i përcjellin për në banesën e fundit në vendlindjen e tyre. Djali i Afrimit përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se këto ishin tre ditë tmerri ku ato humbën tre anëtarët e familjes.

“Miq e dashamirë, këto 3 ditë përjetuam ditët më të këqija të jetës, betejën e humbën që të tre. Ju njoftojmë se nesër, me datë 09.05, bëhet varrimi me ikindi në varrezat e qytetit. Të lutemi për shpirtin e tyre në këto netë të mëdha”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë në lidhje me dy mjekët e proceduar penalisht Shyqyr Beqajn 54 vjeç dhe Jonuz Karajn, 60 vjeç, pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre pushuesit dhe mjekimin që është përdor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re